Report TV - Ministrat më të dështuar dhe të suksesshëm të Ramës

Report TV 2018-05-03

Views 0

Qeveria shqiptare ka realizuar vetëm 39.3 % të projekteve të parashikuara, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, në kuadër të plotësimit të kushteve për avancimin në rrugën e integrimit në Bashkimit Evropian. Kështu thuhet në raportin e hartuar nga Ministria e Integrimit Evropian (e cila tashmë është shndërruar në një drejtori në varësi të Ministrisë së Jashtme) mbi performancën e ministrive të linjës sa i përket realizimit të prioriteteve të parashikuara në kuadër të integrimit.

Sipas raportit, dy janë ministritë me shkallën më të lartë të dështimit, Ministria e Arsimit dhe Sportit e drejtuar nga Lindita Nikolla dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave e drejtuar deri disa ditë më parë nga Edmond Panariti. Shkalla e dështimit përcaktohet nga numri i madh i detyrave dhe niveli i ulët i realizimit.

Përqindja e realizimin të projektakteve nga Ministria e Arsimit, për tremujorin e dytë të 2017, është zero. Sigurisht, pjesë e përgjegjësisë për një performancë kaq të ulët është edhe ish-ministrja teknike e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, e cila ka drejtuar këtë sektor që nga fundi i muajt maji.

Në tremujorin e parë të 2017, detyrat e realizuara nga Ministria e Arsimit, nën drejtimin e Lindita Nikollës, janë në masën 25 për qind. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, nën drejtimin e Edmond Panaritit, nga 7 projektakte të planifikuara ka realizuar vetëm 2, pra në masën 29 për qind.

Share This Video


Download

  
Report form