Ish-Kancelari Gerhard Schrader në forumin ekonomik Shqipëri- Gjermani vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria Rama, ndërsa shtoi se do të doja t'ju shihja kryeministër edhe pas zgjedhjeve që do të zhvillohen në 2017.
Schrader deklaroi se duhet të krijohet klima për biznesin për të investuar, pasi sipas tij investitorët duan një sistem të drejtë drejtësie.
Schrader u shpreh se Shqipëria duhet të vazhdojnë me zbatimin e reformës në drejtësi.
Ish-Kancelari tha se shpreson që në nëntor raporti nga KE të jetë pozitiv për hapjen e negociatave, pasi do të hapte dyert për investitorët për të ardhur në Shqipëri.