A1 Report - Sot ditëlindja e djalit të kryeministrit Një vit i Zaho Ramës përmes fotove

Report TV 2015-08-22

Views 3

Djali i Kryeministrit Rama, Zaho feston sot 1 vjetorin e lindjes së tij. Festa për djalin e vogël të familjes kryeministrore do të jetë private dhe vetëm me familjarët më të afërt.

Zaho erdhi në jetë 4 vjet pas martesës së Kryeministrit Rama dhe bashkëshortes së tij Linda Rama, ndërkohë që secili ka patur nga një fëmijë nga martesat e mëparshme.

Që pas lindjes së tij nuk ka patur fotografi të shumta pasi ka qenë zgjedhja e Kryeministrit dhe bashkëshortes së tij që vogëlushi të mos ekspozohet më tepër seç duhet .

Foton e parë të tij e ka publikuar vetë Rama dhe ka qenë dorë e vockël e djalit të porsalindur.

Share This Video


Download

  
Report form