A1 Report - Konkurenca, Ahmetaj:Të hapim tregun për investimet e huaja

Report TV 2015-08-21

Views 5

TIRANE- 10 vjetori i krijimit të Autoritetit të Konkurrencës ka mbledhur në një tavolinë Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, drejtoreshëm e Autoritetit të Konkurencës Lindita Milo, si dhe përfaqësues të delegacionit të BE-së.

Në fjalën e tij Arben Ahmetaj u ndal dhe tek fakti se ekonomia shqiptare dhe modeli i ri ekonomik që qeveria po mundohet të sjellë në vend, duhet të ketë një "hapje" ndaj investimeve të huaja dhe ndalimit të situatave monopolistike në treg.

"Unë e theksoj se ekonomia shqiptare po performon nën potencialin e saj. Ekonomia shqiptare shikon rënie nga reminitancat si rënie të eksporteve të saj, ndaj instrumenti i vetëm që kemi është hapja e tregut ndaj investimeve të huaja dhe investimeve në tërësi. Më duhet të them se ekonimia shqiptare ka patur monopole që e bëjnë të pamundur futjen në treg të investimeve të huaja e të aktorëve të tjerë. Pa rrëzimin e klauzolave monopol ekonomia nuk mund të ecë"-ka gjykuar Ahmetaj.

Nga ana tjetër ministri Ahmetaj u shpreh se qeveritë e mëparshme nuk kanë bërë aq sa duhet për AK. Duke thënë këtë Ahmetaj pranoi se qeveria do të mbështesë me politikat e saj Autoritetin e Konkurrencës.

"Në këto 10 vite Autoriteti i Konkurrencës nuk është mbështetur. Autoriteti i Konkurrencës me instrumentat që ka nuk është në gjëndje të performojë atë punë dhe ato gjëra që ne i kërkojmë"-ka deklaruar Ahmetaj.

Share This Video


Download

  
Report form