A1 Report - Punësimet dhe investimet, PS grupe kolegjiale për vendimet

Report TV 2015-08-31

Views 0

Emërimet në pozicione drejtuese, punësimet në administratë si dhe shpërndarja e investimeve sipas zonave, nuk do të jetë vetëm kompetence e deputetëve apo e drejtuesve të Partisë Socialiste nëpër rrethe. Shmangia e monopoleve në vendimmarrja ka detyruar kreun PS-së, njëkohësisht drejtues të qeverisë, të ndryshojë skemën e vendimmarrjes nëpër rrethe. Në këtë mënyrë, vendimet do të jenë kolegjiale të dy ministrave përgjegjës të zonës, deputetët e saj, drejtuesit e partisë dhe ata të pushtetit vendor.

Për të prezantuar këtë skemë, kreu i qeverise Edi Rama ka zhvilluar dje një takim me deputetë e drejtues socialistë të Qarkut të Vlorës dhe Gjirokastrës. Të pranishëm në takim ishin deputetët Koço Kokëdhima, Andrea Marto, Mira Shehu dhe drejtuesit e bashkive të qarkut. Po ashtu i pranishëm në takim ishte edhe kreu i këshillit të qarku Sadrit Danaj. Në mbledhje munguar deputetët Valentina Leskaj dhe Fatmir Toçi për shkak të angazhimeve të tyre jashtë atdheut. Së bashku dhe me deputetët e Gjirokastrës, u diskutua funksionimi dhe vendim marrja në nivel lokal. U prezantua aplikimi i një metode funksionimi të gjerë, me ngritjen e një grupi pune në nivel qarku e më tej rajoni, pjesë e së cilës do të jenë drejtuesit vendorë, deputetët dhe dy ministra për çdo rajon.

Share This Video


Download

  
Report form