TIRANË-Nga Roma, Kryeministri Rama ka lajmëruar se gjatë prillit do të miratohet ligji për investimet e huaja ndërsa synohet krijimi i një sporteli të vetëm për investitorët e huaj.
Këtë kryeministri Edi Rama e bëri të ditur gjatë një takim me investitorë e sipërmarrës italianë, të cilët pritën me shumë interesim të njihen me potencialet që Shqipëria paraqet për zhvillimin e biznesit.
"Në sektorin e manifakturës jemi duke përgatitur një tjetër paketë speciale me të tjera incentiva. Ne kemi shumë nevojë për ta zhvilluar këtë sektor pasi kemi nevojë për më shumë vende pune. Gjatë prillit do të miratojmë ligjin mbi investimet e huaja në Shqipëri dhe një prej gjëravë që duam të bëjmë është krijimi i një sporteli të vetëm për investitorët e huaj. Kjo do të thotë se pavarësisht nga fakti se duan të investojnë në turizëm, transport në energji apo në telekomunikacion sipërmarrësit do të paraqiten në një sportel të vetëm, do vënë në dispozicion idenë e tyre dhe më pas është një rrugëtim i mirëpërcaktuar nga ligji."
Kryeministri i ftoi investitorët të marrin iniciativën dhe të ndërtojnë suksesin e sipërmarrjeve të tyre në Shqipëri, duke siguruar se klima për të zhvilluar biznes është tërësisht në favorin e tyre dhe mbështetja e qeverisë po ashtu.
"Ballkani sot nuk është më rajoni që ishte një vit më parë. Me marrëveshjen e paqes mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve praktikisht mori fund historia e konflikteve në Ballkan. 2014 është viti i parë që nuk ka vende në konflikt me njëri tjetrin.
Tani të gjithë e kanë kuptuar se të vetëm mund të bëjmë pak sa i takon projekteve madhore. Mund të bëjmë të vetëm sa i takon investimeve direkte për shembull në manifakturë, agrikulturë turizëm, energji por nuk mund të shkojmë larg duke menduar për hekurudha apo autostrada të nivelit evropian që mund t'i ndërtojmë me buxhetet lokale. Unë mendoj se të gjithë kolegët e mi që udhëheqin vendet e tjera të rajonit janë shumë të disponueshëm për të punuar së bashku për të mirëpritur, mirëpranuar dhe për të mbështetur sipërmarrje që duan të investojnë në këtë drejtim."- u shpreh Rama.
RAMA NË ROMË, NË KONGRESIN PSE
Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste ka marrë pjesë në Kongresin e Partive Socialiste Evropiane, i cili zhvillon punimet në kryeqytetin e Italisë, Romë. Në krye të një delegacioni të socialistëve, mes të cilëve dhe nënkryetari i grupit parlamentar si dhe sekretar i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Taulant Balla, kreu i ekzekutivit shqiptar, ka qenë pjesë e këtij kongresi, i mbledhur pas ngjarjeve politike në Itali, ku qeveria e re e kryesuar nga kryetari i Partisë Demokratike italiane, Matteo Renzi, e majta italiane në pushtet por dhe ngjarjet më të fundit në Ukrainë.
Kongresi i PSE nën drejtimin e Presidentit Sergei Stanishev ka hapur punimet ditën e djeshme, për të vijuar deri në mesditën e sotme, ku do të dalin me një deklaratë të përbashkët të të gjitha partive të majta evropiane.
Qëllimi i Kongresit të Partisë së socialistëve europian...