A1 Report - Miratohet ligji, do gjeje pasurite e vjedhura te politikaneve

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Mes debateve, polemikave, si dhe braktisjes së Kuvendit nga opozita, sot u miratua ligji "Antimafia", që nëse do të aplikohet, do të hetojë politikanët më të lartë, gjithë familjarët e tyre, njerëzit e lidhur me krimin dhe që kanë vënë pasuri përmes rrugëve të paligjshme, dhe do t'ua sekuestrojë ato. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10192, datë 3.12.2009, "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë", u miratua me 71 vota pro, dhe përfshin hetimin edhe të Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, deputetëve, kryeministrit, ministrave, dhe gjykatësit e lartë.

Share This Video


Download

  
Report form