TIR ANË -- Akuzohet edhe bashkëshortja e kreut të bashkisë Kamzë, Xhelal Mziu.
Në të njëjtën kohë me arrestimin e bashkëshortit të saj, të akuzuar për korrupsion në tender, burime të "A1 Report" bëjnë të ditur se objekt i hetimeve wshtw dhe zonja Vjollca Mziu.
Emri i saj u ka dalë hetuesve pas një serie arrestimesh për një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në grabitjen e argjendarive dhe lokaleve të këmbimit valutor, që nisi për koiçidencë paraditen e të premtes në Kodër Kamëz.
Skuadrat e operacioneve speciale dhe forcat speciale kanë arrestuar 7 persona të implikuar në grabitjet në një operacion që kishte një shtrirje territoriale në Tiranë, Kamëz, Fushë-Krujë dhe Durrës.
Grabitësit nga hetimet e policisë rezultojnë se sendet e plaçkitura që janë kryesisht në ar dhe argjendari i shisnin në dyqanin e argjendarisë së zonjës Mziu.
Burimet thanë për A1Report se bizhu dhe varëse floriri të gjetura në argjendari janë njohur edhe nga personat të cilëve iu ishin grabitur nga të arrestuarit.
Policia nuk ka bërë publike emrat e tyre pasi operacioni pritet të vijojë edhe pas mesnate me kontrolle në banesa dhe shoqërime të persnave të tjerë të dyshuar.
Të shtatë të arrestuarit mbaheshin në masa të rrepta sigurie në ambientet e izolimit të Drejtorisë së Policisë së Durrësit.
Përsa i takon zonjës Vjollca Mziu deri në orët e vona të mbrëmjes nuk ishte vendosur ende, nëse do të procedohej në gjendje të lirë apo arresti për akuzën e pastrimit të produkteve që rrjedhin nga krimi.
Ajo ka bërë rezistencë ndaj policisë teksa ka ushtruar kontroll në argjendari dhe në banesë. Zonja Mziu gjendet aktualisht në komisariatin numër 5 të policisë, Tiranë.