A1 Report - Vrasja e Dritan Lamajt, Arben Frroku edhe nje muaj hetim ne qeli

Report TV 2015-08-21

Views 6

TIRANË- Arben Frroku i akuzuar për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj do të vazhdojë të hetohet në qeli.

Gykata e Apelit ka rrëzuar ankiminin e Arben Frrokut për hetimin e tij në gjëndje të lir duke pranuar kërkesën e prokurorisë për shtyrjen e hetimeve edhe një muaj në qeli të Arben Frrokut.

Sipas avokatit të Frrokut, Tonin Prendi, vendimi i gjykatës është i paligjshëm.
"Hetimet në total janë zgjatur 12 muaj. Veprimi i gjykatës është i paligjshëm, i padrejtë", është shprehur Prendi.

Ndërsa vëllai i Arben Frrokut, deputeti Mark Frroku ka vërejtur se "Seanca duhet të jetë e hapur për familjarët dhe mediat". "Drejtësia vepron gabim seanca duhet të jetë transparente", ka thënë ai.

Mark Frroku iu është përgjigjur edhe akuzave të Jozefina Topallit, të bëra një ditë më parë në Kuvend, ku ka kërkuar llogari në lidhje me shkrimin e një mediaje belge, e cila akuzonte Frrokun për vepra të rënda penale.

"Ti bëjë në prokurori jo në media. Akuzat ndaj meje i inicion vetë Topalli në Tiranë e Bruksel", ka theksuar Frroku.

Ish-kryeparlamentarja Topalli u shpreh dje në Kuvend duke kërkuar llogari nga mazhoranca.
"Para disa ditësh në gazete belge fliste për një emër që është deputet këtu në sallën e Kuvendit që akuzohej për vepra të renda penale, trafiqeve etj, unë nuk di cili do jetë vendimi, por një njeri që është ulur në këtë sallë disa vite nuk mund të rrijë pa i thënë kryeministrit: Fol e shpjego. Ku do shkojë vendi nëse të gjithë do të heshtin, nëse gazetat e huaja hapen me të tille emra e probleme, nëse është i pafalshëm pse nuk i del zot kryeministri", ishte shprehur Topalli.

Share This Video


Download

  
Report form