A1 Report - Prokuroria lexon akuzen ndaj Xhelal Mziut

Report TV 2015-08-22

Views 1

Ka zgjatur vetëm 40 minuta seancë e parë e zhvilluar ndaj kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, drejtorin juridik të Bashkisë Atli Hoti dhe drejtorin e tatimeve Bujar Loshi.

Në seancë është lexuar kërkesa për gjykim e prokurorisë dhe janë administruar provat e akuzës.

Mziu dhe dy drejtorët e bashkisë akuzohen për shpërbërim detyre dhe pabarazi në tendera.

Mbrojtja në sallë ka kundërshtuar prokurorin duke i qëndruar versionit se veprimet e Bashkisë në anullimin e tenderit të rrugës kompanisë Gjoka Konstruksion janë të ligjshme, pasi kontrata nuk u sigurua brenda afatit 30 ditor dhe se kishte tatime të pashlyera.

Pretendimet e mbrojtjes kanë qenë edhe shkaku për ndërprerjen e seancës dhe shtyrjen për në datën 31 mars, që avokatët të sjellin provat e tyre shkresore në mënyrë që të vijohet me seancat e pyetjes së dëshmitarëve.

Hetimi nisi pas denoncimeve të kompanive Gjoka Kontruksion dhe Albavia. Gjoka Kontrukstion u përjashtua nga ndërtimi i rrugës "Zgjimi" në Valias edhe pse kishte fituar tenderin, për shkak të disa pretendimeve të dyshimta të ngritura nga Mziu dhe Hoti më pas.

Ndërsa Loshi akuzohet se i ngarkonte abuzivisht me tatime dy kompanitë për shkak se i rezistonin presionit për t'u tërhequr nga tenderat.

Share This Video


Download

  
Report form