A1 Report - Lirimi i Mziut, Tahiri: S'do lejojme cenimin e luftes ndaj korrupsionit

Report TV 2015-08-21

Views 0

GJIROKASTER- Nga Gjirokastra ku ndodhet për analizën vjetore të Policisë së këtij qarku, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka folur për lirimin e kreut të bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, dhe drejtorit të kufirit në Kapshticë, Ylber Zyberi.

Ministri Tahiri në fjalën e tij tha se qeveria Rama-Meta, dhe institucioni që ai drejton, janë të vendosur në punën e tyre "për të mos lejuar që segmente të gjyqësorit të cënojnë luftën ndaj korrupsionit".

"Këto janë raste sporadike dhe besoj se pandëshkueshmëria nuk do të jetë më fenomen në Shqipëri", tha Tahiri.

Ministri i Brendshëm është ndalur edhe tek zhvillimet në Lazarat, duke u shprehur se kjo është një çështje problematike.

"Në Lazarat ka çështje problematike dhe intensive. Duhet të ndërgjegjësohen vetë lazaratasit, pasi aty nuk bëhet fjalë vetëm për çështje policore, por edhe më e thellë".

Duke u ndalur tek akuzat që vijnë në drejtim të tij dhe qeverisë Rama sa i takon gjobave, ministri Tahiri tha se, "qëndrojmë indiferent ndaj akuzave që vijnë nga ata që e konsiderojnë veten të paprekshëm. Ne do të zbatojmë ligjin për të shmangur korrupsionin".

Share This Video


Download

  
Report form