A1 Report - Vlore, hapet zyre e re per afishimin e te dhenave per pronat

Report TV 2015-08-21

Views 3

VLORE- Në Vlorë ka nisur procesi i afishimit publik i regjistrimit fillestar të zonës së Ujit të Ftohtë. Projekti i bankës botërore është prezantuar përmes një zyre të re të çelur në Vlorë dhe menaxheri i këtij projekti Havier Prietotha se ky proces u shërben të gjithë qytetarëve që të konsultohen sa herë të kenë nevojë për pasuritë e tyre.

"Sapo ka nisur afishimi publik i regjistrimit fillestar i zonës së Ujit të Ftohtë, një projekt i Bankës Botërore dhe ka katër vjet që ka filluar. Projekti po zhvillohet në disa qytete të Shqipërisë. Gjithë informacioni i dixhitalizuar afishohet për publikun që të konsultohet gjatë kësaj periudhe. Është një proces shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe zonën e Ujit të Ftohtë. Është koha ku çdo qytetar të konsultohet për pasurinë e tij apo ndonjë dokumentacion tjetër që do përpunohet gjatë kësaj periudhe. Ne do reflektojmë në bazë të ligjit apo akteve të tjera nënligjore", tha Prietotha.

Ndërsa, Drejtoresha e Hipotekës në Vlorë Ina Luci u bëri thirrje qytetarëve që t'i drejtohen kësaj zyre për çdo paqartësi që ata kanë për pronat dhe pasuritë e tij.

Ky projekt pritet të zgjasë rreth 45 ditë me radhë.

Share This Video


Download

  
Report form