A1 Report - Vlore, hapet numër llogarie per te ndihmuar 3-vjeçarin me Hiv/Aids

Report TV 2015-08-21

Views 1

(Gazetar Elkier Bushkolaj). VLORË - Hapet një numër llogarie për të ndihmuar djalin 3-vjeçar nga Vlora me HIV/AIDS.

Historia e gjyshes 64-vjeçare nga Vlora, F. R., e cila pas vdekjes së të bijës nga SIDA i duhet të kujdeset edhe për nipin 3-vjeçar , djalin e vajzës, i cili është gjithashtu i prekur me sëmundjen e rëndë ka prekur shumë njerëz.

Publikimi i kësaj historie në emisionin "Urbanika" të televizionit A1 Report nxori dhe një herë në pah humanizmin e shqiptarve, të cilët u bashkuan me dhimbjen dhe hallet që shoqërojnë këtë familje.

Komentues të shumtë në faqen online të "Shqiptarja.com" shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të ndihmuar ekonomikisht familjen, por për këtë iu nevojitej një numër llogarie.

Tevizioni A1 Report u kujdes edhe për zgjidhjen e këtij problemi, teksa korrespondenti ynë në Vlorë, Armand Xheliaj shkoi në shtëpinë e F. R. dhe i komunikoi asaj dëshirën dhe vullnetin e shqiptarëve për ta ndihmuar dhe nevojën për hapjen e një numri llogarie.

64-vjeçarja, e shoqëruar nga gazetari i televiozionit u paraqit në një prej filialeve të Intesa San Paolo Bank në këtë qytet dhe nisën proceduarat për hapjen e një numri llogarie në emër të së moshuarës.

Numri i llogarisë i vënë në dispozicion të të gjithë personave të gatshëm për të ndihmuar familjen nga Vlora është: 65209438001 pranë bankës Intesa San Paolo.

Ndërkohë, e moshura pas përfundimit të procedurave në bankë, në emër edhe të nipit të saj të sëmurë nuk kursen falenderimet nga zemra për televizionin A1 Report dhe për të gjithë ata persona që janë bashkuar me dhimbjen e saj.

Ndërkohë, ajo ka dhe një apel për të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë për t'ia lehtësuar sadopak problemet kësaj familjeje.

Me historinë e dhimbshme të familjes nga Vlora janë bashkuar edhe drejtuesit vendorë të këtij qyteti, teksa menjëherë pas rrëfimit në emisionin "Urbanika" të 64-vjeçares drejtoresha e Shërbimit Social në Vlorë, Ines Stasa ka shkuar në shtëpinë e të sëmurit për t'u njohur nga afër me gjendjen.

Më poshtë po publikojmë numrin e llogarisë së familjarëve për këdo që ndjen t'u vijë në ndihmë fëmijës së sëmurë dhe gjyshes së tij të pafuqishme prej diabetit dhe vështirësive ekonomike.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS