A1 Report - Vlore, qytetarët zgjedhin autobusin per te udhëtuar: Jemi me te sigurt

Report TV 2015-08-21

Views 1

VLORE- Pas bllokimit të furgonëve të palicencuar 8+1, qytetarët e Vlorës preferojnë të udhëtojnë me autobusë dhe jo me mjete të tjera. Qytetarët shprehen se udhëtimi me autobusë është më komod, ka kosto më të ulët dhe mbi të gjitha është më i sigurt, sidomos për linjat e largëta. Ata thonë se ndryshe nga furgonët, autobusët nuk ndalojnë vend e pa vend për të marrë sa më shumë pasagjerë.

Referuar kushteve të autobusëve që operojnë në linjat Vlorë-Tiranë, Sarandë-Delvinë apo jashtë Shqipërisë, qytetarët thonë se kushtet janë të mira dhe mjetet janë të reja e komode.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS