VLORË - Një grua 20 vjeçare shtatzënë pjesë e komunitetit rom nga Vlora ka vendosur që të nxjerrë në shitje për 1 mijë euro fëmijën që po pret të sjellë në jetë, që është fryt i një incesti me djalin e tezes saj.
Shkak për këtë sipas saj, janë kushtet e vështira ekonomike. Kamera e A1 Report shkoi sot në familjen e 20-vjeçares me iniciale S. G., në lagjen Skelë të qytetit bregdetar për tu njohur nga afër me këtë rast,.
E reja nuk ndodhej në shtëpi, ndërsa nëna e saj S. G., ndërsa pranoi kushtet vështira ekonomike në të cilat ndodhet familja e tyre, u shpreh se nuk do e lejojë të bijën të shesë famijën.
Pamjet e fokusuara nga kamera e A1 Report japin një tablo të trishtë të vështirësive ekonomike më të cilat përballet kjo familje, ndërsa nëna e 20-vjeçaren i bën apel instancave shtetërore për ndihmë.
20-vjeçarja që kërkon të shesë fëmijën ka edhe dy të fëmijë të tjerë, ndërsa bashkëshorti i saj prej kohësh është i papunë.