A1 Report - Vlorë, familja e Sokol Veizit pranon konfliktin me Mehillajt për tokën

Report TV 2015-08-21

Views 23

VLORE- Familjarët e Sokol Veizit, peshkatarit nga Orikumi, njërit prej viktimave të vrasësit me pagesë Julian Sinanaj, pranojnë konfliktin për pronat me Andon Mëhillajn, ndërsa ndihen më të të lehtësuar me arrestimin e vrasësit dhe zbardhjen e ngjarjes.

Kamera e "A1 Report" shkoi sot në familjen e Sokol Veizit, dhe u njoh nga afër me gjendjen e familjes Veizi dy vite pas vrasjes.

Naso Veizi 65-vjeçarja, e cila tashmë prej dy vitesh kujdeset për dy fëmijët jetimë të djalit të saj Sokolit, rrëfen momentin kur mori vesh se u arrestua vrasësi i të birit.

65-vjeçarja e pranon se toka e cila ishte dhe shkaku i vrasjes së djalit saj i përkiste kushërinjve Andon dhe Genis Mëhillaj, të cilët sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë edhe porositësit e vrasjes së Sokolit, por thekson se ate tokë e kishin përfituar mbi banëz e ligjit 7501.

Ajo shprehet se nuk e priste këtë hakmarrje nga vëllezërit Mëhillaj, të cilët në Orikum njiheshin si njerëz të qetë.

Më e qetë pas arrestimit të 29-vjeçarit, Julian Sinan, ndihet edhe vajza e Sokol Veizit, e cila bën apel që instancat qeveritare të ndalojnë sa më shpejt porositësit e vrasjes së babait të saj.

Sokol Veizi u vra me 26 gusht të vitit 2012 në ambjentet e një lokali në qytezën e Orikumit. Julian Sinanaj, vrasësi me pagesë i arrestuar nga policia pranoi krimin për të cilin Andon Mëhillaj i kishte dhënë një partament 50 m2 si shpërblim.

Share This Video


Download

  
Report form