A1 Report - Pergjimet e SHISH, Braho:Nese ka ndodhur, masa drastike

Report TV 2015-08-21

Views 3

TIRANE- Kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika do të raportojë të mërkurën në Komisionin e Sigurisë në lidhje edhe me denoncimet në media për përgjimet që janë kryer nga ky institucion për drejtuesit e lartë të policisë, tatimeve dhe doganave por dhe drejtorë, prefektë, deputetë.

"Visho Ajazi do të pyetet edhe për përgjimet në polici. Shkresa që na ka rënë në dorë është shqetësuese"- tha deputeti Piro Lutaj në përfundim të seancës së sotme të Komisionit Parlamentar të Sigurisë ku u vendos që Kreu i SHISH të mërkurën do të raportojë në një seancë me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar.

Në një prononcim për A1 Report, kreu i komisionit të Sigurisë Spartak Braho tha se nuk dinte që ishte në përgjim por nëse ka ndodhur atëherë do të merren masa drastike.

"Nuk di që përgjohem. Nuk ka bir nëne që më përgjon mua por nëse ka ndodhur kjo është kundër rregullave dhe do të merren masa drastike. Përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale"- tha Braho për gazetaren Joniada Koçi.

Në numrin e së dielës, 2 mars 2014, gazeta "Shqiptarja.com" zbuloi disa nga emrat që agjentët e SHISH mbajnë nën vëzhgim dhe një pjesë e informacioneve rreth këtyre emrave janë bërë pjesë e debateve politike në parlament dhe jo vetëm.
Një burim, i cili është pjesë e skemës së ndjekjeve operative i ka thënë gazetës, se bëhet fjalë për deputetin e LSI-së Spartak Braho, këshilltarin e kryeministrit Edi Rama, Ermal Beqiri, Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj, prefektin e Vlorës Besnik Dervishi, kryebashkiakun e këtij qyteti Shpëtim Gjika, Drejtoreshën e Doganave Elisa Spiropali dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi, si dhe shefin e qarkullimit në Vlorë Ilir Rrokaj.

DO RAPORTOHET DHE PER AKTET TERRORISTE
Visho Ajazi Lika do të raportojë në lidhje me akuzat që janë ngritur ndaj institucionit të tij për mosbashkëpunim me policinë sa i takon shpërthimeve me tritol. Kryetari i komisionit të Sigurisë, Spartak Braho tha se kreu i SHISH do të raportojë me kërkesë të opozitës.
Kërkesa për këtë seancë dëgjimore është bërë nga deputeti i PD-së, ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Gjithashtu Visho Ajazi do të flasë edhe për emërimet në SHISH. Kjo është kërkuar nga deputeti i PS-së Qefalia.

Share This Video


Download

  
Report form