A1 Report - "Tritoli", Ajazi: SHISH ka dhene informacione, po cenoni sigurine

Report TV 2015-08-22

Views 1

Pas raportimit të kreut të shërbimit informativ shtetëror në komisionin e sigurisë kombëtarë, mazhoranca deklaron se kanë dalë në pah një sërë problemesh që sipas saj janë bërë prezent më parë. Ky qëndrim është mbajtur nga përfaqësuesi i mazhorancës anëtar në komisionin e sigurisë kombëtare z.Pirro Lutaj.

Kreu i shërbimit informative shtetëror Visho Ajzai Lika pas pajisjes me certifikatën e sigurisë raportoi para deputetëve duke dëshmuar, se veprtimtaria e këtij shërbimi për vitin 2013 ka qenë conform ligjeve në fuqi dhe nga ky shërbim është dyfishuar shkëmbimi i informacioneve me agjensitë ligjzbatuese si shqitpare dhe ato ndërkombëtare.

Po ashtu Lika ka kërkuar nga deputetët të tregojnë kujdes në lidhje me akuzat ndaj SHISH pasi kjo situatë mësohet të jetë shprehur ai, cënon rëndë sigurinë kombëtare.

Në reagimin e tij me mediat ish ministrit të brendshëm z.Flamur Noka tha se në 4 orë raportim të z.Lika, u faktua se pretendimet e ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri janë të pabaza.

I rezervuar për mediat është treguar përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Luana Rama ku deklaroi se ajo çka është raportuar në komision klasifikohet sekret shtetëror.

Nuk kanë munguar as replikat në komision në lidhje me përgjimet e dononcuara nga mazhoranca, kreu i shërbimit informativ është shprehur se asgjë nuk qëndron pasi për të kryer përgjime vendosur kryeprokurori dhe jo kreu i SHISH.

Share This Video


Download

  
Report form