Shpërthimet e trafiku i tritolit, Visho Ajazi: SHISH dha 317 informacione

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Tiranë- Në kulmin e akuzave për trafik droge dhe trasportimit të saj në rrugë ajrore, ka ardhur edhe deklarata bombë e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror. Nga Komisioni Parlamentar i Sigurisë, ku ishte thirrur për të raportuar, Visho Ajazi Lika është shprehur se deri në 3 mijë metra nga sipërfaqja e tokës nuk funksionon asnjë radar.

Ndërsa ka vazhduar më tej se sasitë e mëdha të drogës që kalojnë në vendin tonë kanë mbeshtetjen e strukturave shtetërore. Ajazi Lika në raportimin e tij në Komision, për 4 orë me radhë nga ora 12-16:00, ka prekur disa çështje të tjera të aktualitetit, si ajo e përgjimeve, ku kreu u SHISH mësohet të jetë shprehur se është kompetencë e Prokurorisë dhe jo e shërbimit.

Ndërsa sulmet e ekzekutivit karshi SHISH,Visho Ajazi Lika i ka parë si cënim i sigurisë kombëtare. Debatet kanë qënë të ashpra sa i përket çështjes së shpërthimeve me lendë eksplozive.

Sipas drejtuesit të Shërbimit sekret ka patur përcjellje informacioni për agjensitë e tjera në vend. Por sipas tij, ky informacion është mbajtur shumë kohë mbi tavolinë, duke qenë se drejtuesve të policisë iu desh kohë që të marrin detyrën.

Kryetari i Shërbimit Informativ të SHISH ka raportuar sot në komisionin e Sigurisë se për 3 muaj, janar- prill ka përcjellë 317 informacione për trafikun e lëndëve plasëse

"Informacione të shumta i janë dhënë Policisë dhe Ministrisë së Brendshme për trafik minash e eksplozivi.Vetëm dy nga informacionet në dhjetor-janar përmbajnë 15 persona për trafik armësh e eksplozivi. Për shpërthimet në janar është përcjellë informacion drejt organeve të tjera ligjzatuese. Institucioni ynë për rastet njofton drejtorin e Policisë së Shtetit, jo ministrin e Brendshëm. Është zbatuar plotësisht legjislacioni për punën operative të Shërbimit" mësohet të ketë thënë Ajazi në mbledhjen me dyer të mbyllura të komisionit të Sigurisë.

Share This Video


Download

  
Report form