A1 Report - Ne dore te Nishanit, dosja e kreut te SHISH-it, Visho Ajazi Lika

Report TV 2015-08-21

Views 0

Kryetari aktual i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika nuk e ka ndryshuar me sa duket personin tek i cili raportonte të gjitha informacionet që kur ish-nënkryetar i këtij shërbimi në kohën e Bashkim Gazides dhe tashmë që ka gati një vit në këtë detyrë. Ai raporton vetëm tek një njeri: Ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha, mirëbërësi dhe njeriu që e ndihmoi të arrinte në shkallët më të larta të karrierës.

Për ngarjet më të rëndësishme, që nga trafiku i drogës, trafiqet e tjera si dhe për informacionet për botën e errët të krimit, lëvizjen e njerësve në kërkim, celulave të terrorizmit islamik dhe elementëve të tjerë, të cilët SHISH i ka pjesë të punës së tij, Visho Ajazi "troket" në fillim në derën e Berishës, dhe më pas me korrekturë të plotë i dërgon dhe tek kreu i mazhorancës.

Burimet thonë se mazhoranca është me të vërtetë e shqetësuar për shkak se SHISH aktualisht është jashtë loje në detyrën funksionale të tij. Deri më tani asnjë informacion nuk ka dhënë ky institucion i rëndësishëm i sigurisë për lëvizjen e trafiqeve të ndryshme, lëvizjen e botës së krimit, njerëzve në kërkim, vrasësve me pagesë, të radikalëve islamikë që kanë krijuar "enklavë" për rekrutimin e muxhahidinëve shqiptarë në Shqipëri dhe dërguar, madje dhe familjarisht, për në Siri.

Pikërisht duke konstatuar këtë mungesë informacioni, ku SHISH as që ka marrë mundimin të informojë instancat përkatëse për punën që bën, dhe për më tepër rrjedhja e informacionit në drejtim të ish-kryeministrit, i cili i përdor ato përpara se të flasë kreu i qeverisë, ka bërë që të shikohet më me seriozitet mundësia për largimin e Visho Ajazit nga drejtimi i Shërbimit Sekret.

Ndërkohë mësohet se një problem tjetër tepër shqetësues është rikthimi në postet drejtuese të SHISH i "gardës" së vjetër e ish-oficerëve të shërbimit sekret të Gazidedes, që aktualisht po e drejtojnë SHISH dhe kanë futur në dorë dhe lidhjet e vjetra, aq të diskutueshme asokohe për përfshirjen në aksionet politike ndaj kundërshtarëve politikë, por dhe për mbështetjen e shtrirjes së celulave islamike në Shqipëri. Problemi kryesor mbetet për mazhorancën kopsitja e dosjes ndaj Visho Ajazit, dhe marrja e firmës së Presidentit Bujar Nishani për shkarkimin e tij.

Lufta për SHISH që shqetësoi SHBA-në
Shërbimi sekret ka qënë gjithnjë institucioni më i preferuar i Berishës si në pushtet ashtu dhe kur ka qënë jashtë tij. Me sa duket ish-Presidenti dhe ish-kryeministri ia dinte vlerën botës së informacionit, sidomos atij sekret dhe sidomos atij në kurriz të kundërshtarëve politik. Por Shërbimi sekret, më parë SHIK nën drejtimin e Bashkim Gazidedes e më pas me përplasjet mes Berishës dhe opozitës së asaj kohe për shkarkimin e kreut të SHISH Bahri Shaqiri që e zëvendësoi me Visho Ajazi Likën, ka sjellë përpos të mirat e veta, edhe përplasjen e madhe me SHBA-në. Në vitin 1997 SHIK acaroi situatën dhe Berisha ra, ndërkohë që dhe në vitin 2012-2013 pikërisht SHISH armiqësoi Berishën me SHBA.

Share This Video


Download

  
Report form