hërbimi Informativ Shtetëror përjashtohet nga monitorimi i telefonatave dhe formave të tjera të komunikimit të anëtarëve të institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, deri në ngritjen e Njësisë së Posaçme Hetimore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në mbledhjen e datës 15 korrik, komisioni për Reformën në Drejtësi ka ndryshuar projektligjin për Vetingun, duke shmangur institucionin kryesor të sekreteve nga vëzhgimi i telekomunikimeve. Propozimi është artikuluar nga kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj, deputeti Pandeli Majko dhe deputetja Vasilika Hysi, ndërsa është pranuar nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT në komision.
Madje, ish-kryeministri Pandeli Majko e ka konsideruar përfshirjen e SHISH në këtë proces si një skenar për të lënë në dorë të këtij shërbimi monitorimin e përhershëm të komunikimeve të njerëzve të drejtësisë së re. Majko iu referua një skenari të mundshëm të Partisë Demokratike, e cila kontrollon aktualisht Shërbimin Informativ Shtetëror, ndërsa mund të zvarrisë ngritjen e njësisë së posaçme. ?Në këtë lloj vakumi mund të kemi probleme, sepse dikush mund të jetë i interesuar në një fazë tjetër të na shtyjë deri në krijimin e Njësisë së Posaçme Hetimore, me qëllim që të mbetet në dorë të Shërbimit Informativ Shtetëror. Domethënë, po ofrohen skenare negative për të thënë që ta shikojmë pak?, ka deklaruar Majko. Në një linjë me Majkon ishte edhe kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, i cilin është shprehur se SHISH ka detyra të tjera të përcaktuara me ligj dhe kushtetutë. ??Deri në krijimin e Njësisë së Posaçme Hetimore, sipas nenit 27 të këtij ligji, monitorimi i telekomunikimit të anëtarëve të institucioneve do të kryhet nga Shërbimi Informativ Shtetëror?. Shërbimi Informativ Shtetëror me Kushtetutë dhe me ligj ka detyra të tjera, prandaj mos e fusni në këtë proces?, ka pohuar Xhafaj.