A1 Report - Basha flet per SHISH: Qeveria e ka vene nen presion politik

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË - Riformatimi i Shërbimit Informativ Shtetëror nga qeveria është presion politik. Kështu e ka cilësuar kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një inspektimi ditën e sotme në Laprakë. Sipas tij, mazhoranca në pushtet nuk po respekton institucionet e pavarura, duke vepruar në kundërshtim me Kushtetuten.

"Në raport me çdo institucion të pavarur, kjo mazhorancë po fakton brenda një kohe shumë të shkurtër që nuk njeh konceptet bazë të funksionimit të shtetit ligjor, respektimit të institucioneve të pavarura dhe në çdo hap kur mazhoranca i kundërvihet kushtetutës, ligjit, institucioneve të pavarura, do të ketë përballë një opozitë të vendosur për të bërë pikërisht atë që dëgjuat edhe dje nga funksionarët e lartë amerikanë, rolin e saj në mbrojtje të institucioneve të pavarura, në mbrojtje të kushtetutës, në mbrojtje të ligjit" - deklaroi Basha.

Basha po ashtu nuk ka lënë pa rikujtuar edhe deklaratën e zyrtarit të Departamentit Amerikan të Shtetit Jonathan Moore, në lidhje me cënimin, sipas tij, të institucioneve të pavarura në Shqipëri.

"DASH shprehu një shqetësim që është një shqetësim qytetar, shoqëror dhe një shqetësim i opozitës. Ky është shqetësimi për kursin antidemokratik të qeverisë, për shkeljen e parimeve të shtetit ligjor, goditjes së institucioneve të pavarura, për hir të revanshit politik. Nga ana tjetër, jam i lumtur që DASH, SHBA vlerësojnë kursin e opozitës, si një mbështetëse e integrimit europian të vendit dhe dua të theksoj se opozita shqiptare do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e fuqishme e të gjitha hapave dhe masave që çojnë në drejtim të integrimit europian të Shqipërisë.

Nuk mund të mos ndalem tek shqetësimi i shprehur nga kreu i diplomacisë amerikane, Kerry, në konferencën e Sigurisë në Mynih, për atë që e theksoi si një trend të "kapjes" së institucioneve, blerjes së pushtetit dhe të vënies së mediave nën kontroll, përmes mjeteve financiare. Është një alarm që qeveria amerikane ka ngritur tashmë për Ballkanin në tërësi por ku pa dyshim, Shqipëria dhe realiteti shqiptar janë pjesë e këtij shqetësimi. Këtë shqetësim opozita e ka ngritur dhe po e ngre me forcë prej kohësh, që ka të bëjë me shitblerjen e votës, ka të bëjë me tjetërsimin e institucioneve në kundërshtim me ligjin, ka të bëjë me presionet ndaj gjyqësorit dhe ndaj institucioneve të pavarura.

Të gjitha këto, pa dyshim nuk janë hapa që ndihmojnë kursin europian të Shqipërisë, nuk janë hapa që ndihmojnë integrimin dhe standardet që duhet të arrijë Shqipëria për integrimin, sikundër janë shkaku i vërtetë, përtej shfajësimeve dhe alibive për skepticizmin në rritje i cili mund të luftohet vetëm nëse mazhoranca që është edhe përgjegjësja kryesore për situatën ka vullnet të vërtetë për të bashkëpunuar me opozitën. Ne e kemi bërë të qartë jo vetëm me fjalë por edhe me vepra, përkushtimin pa kushte për integrimin europian të vendit" - deklaroi kryetari i PD, Lulzim Basha.

Këto deklarata kreu i opozitës Lulzim Basha i bëri gjatë inspektimit të punimeve në sh...

Share This Video


Download

  
Report form