A1 Report - Kodheli: Bashkepunim me Turqine ne fushen e industrise ushtarake

Report TV 2015-08-21

Views 2

ANKARA- Bashkëpunimi në fushën e industrisë ushtarake ka qenë një ndër temat kryesore të bisedës që ministrja shqiptare e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka zhvilluar me homologun e saj turk, gjatë vizitës zyrtare në Ankara. Këtë fakt e ka konfirmuar vetë ministrja Kodheli gjatë një interviste dhënë për televizionin turk "TRT".

Ndërkaq, ministrja Kodheli ka ripërmendur ndihmën prej 3 milionë euro të ofruar nga qeveria turke për Shqipërinë për pajisje me mjete ushtarake.

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes është ndalur tek marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe tek niveli i bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm.

Duke u ndalur tek hapat e Shqipërisë në kuadër të integrimit evropian, ministrja Kodheli tha se Shqipëria është në rrugën e duhur.

INTERVISTA E PLOTË E MINISTRES KODHELI DHËNË PËR TELEVIZIONIN TURK "TRT"
Duke i uruar mirëseardhjen, znj. Kodheli le të flasim për marrëdhëniet midis dy vendeve tona dhe ndihmën që do të japë Turqia për integrimi në BE. Që nga shtatori i vitit të kaluar ju jeni ministre e Mbrojtjes. Pyetja kryesore ka të bëjë me politikat e sigurisë kombëtare. Si e përkufizoni ju këtë?
Patjetër që kjo temë është e rëndësishme sepse ne ndodhemi në një rajon ku problemet janë të shumta dhe roli i Shqipërisë është i rëndësishëm dhe gjithmonë ka qenë e tillë. Ne si Shqipëri dhe si shqiptarë jemi duke bërë përpjekjet maksimale për sigurinë e tij. Si vend anëtar i NATO-s për ne kjo ka një rëndësi të veçantë. Siç e dini, ne marrim pjesë me trupat tona në misionin ISAF në Afganistan, gjithashtu përveç kësaj ne marrim pjesë edhe në misione të tjera të përbashkëta në kuadër të NATO-s dhe BE-së, për të mbështetur paqen dhe zhvillimin e demokracisë në këto vende. Kur flasim për sigurinë kombëtare, këtu kam parasysh jo vetëm sigurinë e shqiptarëve, por edhe të atyre vendeve ku ne marrim pjesë dhe kontribuojmë. Të gjithë ne kemi nevojë për këtë siguri.

Ju jeni takuar me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë dhe aty u theksua se Shqipëria është faktor i rëndësishëm në rajon nga pikëpamja e sigurisë. Gjithashtu u nënvizua niveli i lartë i marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Ju çfarë do të shtoni në lidhje me rritjen dhe fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis vendeve tona?
Këto marrëdhënie nuk janë të rëndësishme vetëm në fushën strategjike dhe ekonomike, por edhe në atë të mbrojtjes. Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe prej disa vitesh, në mënyrë reciproke, shumë veprimtari tonat i kemi koordinuar së bashku. Si vend anëtar i NATO-s ne jemi pjesë e ndryshimeve që po ndodhin në NATO dhe jemi duke i vlerësuar ato. Duke patur parasysh vështirësitë ekomomike me të cilat po përballet sot bota, jemi duke komunikuar në mënyrë të ndërsjellë për gjetjen e zgjidhjeve sa më të mira dhe duke patur parasysh këtë jemi duke vlerësuar "Smart Defense". Për këtë ne jemi të detyruar të bashkëpunojmë dhe bashkëveprojmë, si dhe të hedhim hapa të sigurt dhe të përbashkët. Të gjitha këto ne jemi duke i diskutuar sa herë ne takohemi në kuadër të NATO-s. Dhe sikurse e theks...

Share This Video


Download

  
Report form