TIRANE - Kryeministri Edi Rama shprehet opotimist se Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat. Në mbyllje në vizitës së tij zyrtare në Francë, kryeministri Edi Rama ka dhënë edhe një intervistë për radion prestigjoze EREFI. Kryeministri nënvzioi se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për të marrë statusin kandidat, por tani i takon BE që të jetë më shumë politike dhe jo të ndjekë taktika të caktuara.
"Me Europën e ditëve të sotme asgjë nuk është tërësisht e parashikuar, po unë jam optimist sepse ne kemi bërë gjithçka që duhej bërë, ne e kërkuam statusin edhe në dhjetor, por siç ju e përmendët Këshilli tha se ishte shumë herët, ndoshta sepse në atë kohë qeveria kishte vetëm tre muaj që kishte ardhur në pushtet. Edhe pse në atë kohë e theksuan që puna e bërë ishte mbresëlënëse, sërish konkluduan se kishin nevojë për kohë, kështu u kërkua Komisionit që të ndiqte sërish punën dhe të paraqiste një raport tjetër në muajin qershor, për të afirmuar, ose jo, vijueshmërinë e punës së bërë, veçanërisht kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dhe Komisioni e nxori raportin, para pak ditësh, është shumë pozitiv, dhe për më tepër arsyeja që nuk u tha, ishin zgjedhjet Europiane, ishin për t'u mbajtur. Tani që zgjedhjet Europiane përfunduan, shpresoj shumë që do të shërbejnë dhe do të shtyjnë fort, për më shumë Europë dhe jo, më pak Europë", ka thënë kryeministri Rama.
Në lidhje me rritjen e partive ekstremiste në zgjedhjet e fundit në Parlamentin Europian dhe ndikimin e tyre, kryeministri tha se ka ardhur koha për një europë më politike.
"Nuk është ritmi i zgjerimit që është shumë i shpejtë, por është mungesa e më shumë reformave në Bashkim, është mungesa e më shumë vullneti dhe kurajoje për të arritur drejt realizimit të vizionit të baballarëve themelues, drejt Shteteve të Bashkuara të Europës. Duhet një Europë më politike dhe jo një Europë që është peng i takticizmit", shprehet Rama.
Në lidhje me fenë muslimane që mbizotëron ne vend dhe nëse kjo mund të jetë një pengesë, kryeministri argumetoi se nuk mund të ketë krahasime me Turqinë. Pasi në Shqipëri ka harmoni fetare, dhe sipas tij përbën një rast unik dhe të mrekullueshëm i bashkëjetesës që do t'i vlente shumë edhe Europës.
"Nuk ka krahasime, edhe pse, ka një reflektim për t'u bërë, në rastin e Turqisë, një Turqi në Europë do të ishte sot një Turqi me demokraci shumë më solide. Pikë. Por edhe ky është një diskutim tjetër. Kjo do t'i bënte më shumë mirë sesa keq Europës. Por Shqipëria është tërësisht një rast tjetër, Shqipëria nuk është një vend mysliman, Shqipëria është një vend europian, me mysliman dhe të krishterë që festojnë së bashku, Ramazanin dhe Krishtlindjet. Është një rast unik dhe i mrekullueshëm i bashkëjetesës që do t'i vlente shumë edhe Europës. Dhe jam i bindur që Shqipëria dhe Ballkani ka nevojë për Europën ashtu si Eurpoa ka nevojë për Shqipërinë dhe Ballkanin", tha Rama.
Sa për takimin me presidentin francez dhe votën e Francës, Rama tha se "jam shumë i gëzuar për...