A1 Report - Rama ne Elbasan: Me skemen e re te asistences, s'ka korrupsion

Report TV 2015-08-21

Views 0

ELBASAN - Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se "korrupsionin nuk e shkaktojnë njerëzit, por ky i fundit korrupton komunitetin".

Këtë deklaratë Kryeministri Rama e dha nga qyteti i Elbasanit, ku ai prezantoi bashkë me ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj projektin "Regjistri elektronik për aplikimin e ri të skemës se ndihmës ekonomike".

Rama fajësoi qeverinë e shkuar se ka trashëguar një sistem të korruptuar.

Ndaj, Rama tha se me skemën e re të aplikimit për të përfituar ndihmën sociale nga bashkitë dhe komunat nuk ka vend për korrupsion, ndërsa garantoi personat invalid të cilët nuk kanë marrë pagesat prej disa muajsh se do të likujdohen brenda një kohe rekord. Projekt pilot në kuadër të një reforme që quhet modernizimi i sistemit te asistencës sociale, projekt i iniciuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë po aplikohet në tre qytete, në Elbasan, Durrës dhe Fier.

Share This Video


Download

  
Report form