A1 Report - Elbasan,Panariti inspekton markaten e re "do gjeneroje vende pune"

Report TV 2015-08-22

Views 2

ELBASAN - Tregu i ri i fruta perimeve në qytetin e Elbasanit do te jetë me kushte bashkëkohore. Zotimi është bërë nga ministri i bujqësisë, Edmond Panariti, teksa inspektoi punimet në këtë treg. Sipas Panaritit kompleksi tregtar përfshin frigoriferë dhe magazina shitjeje, ndërsa pritet të gjenerojë edhe shumë vende të reja punë në qytetin e Elbasanit
Punimet për ndërtimin e tregut të ri fruta perimeve në qytetin e Elbasanit janë inspektuar nga ministri i bujqësisë, Edmond Panariti.
Ndërtimi i këtij tregu pritet t'i japë fund rrëmujës dhe mungesës kushteve higjeno-sanitarë në të cilat ushtron aktivitetin tregu aktual.
Kompleksi tregtar përfshin frigoriferë dhe magazina shitjeje, ndërsa pritet të gjenerojë edhe shumë venë të reja punë në qytetin e Elbasanit.
Ministri Panariti ndërsa theksoi se kjo markatë do të jetë e standardeve bashkëkohore dha më shumë detaje për mënyrën se si kjo njësi shitjeje do të funksionojë.

"Këtu do të bëhet certifikimi, këtu do t'i jepet garancia e plotë fermerit që fara dhe fidani që ai merr është e certifikuar, është një farë e kontrolluar e rendimenteve të larta dhe në këtë mënyrë do ta ruajmë atë nga abuzimet që vazhdojnë sot e kësaj dite me shpërndajen e farave jo cilësore dhe jo produktive. Nga ana tjetër ne do të përqendrojmë këtu edhe shërbimet e konsulencës, pra do të jetë vërtetë modeli "one stop shop". Në një pikë fermeri jo vetëm do të dorëzojë, po do të marrë shërbime, do të marrë oferta të farave, të plehrave kimike të sigurta."-tha Panariti.
Ky investim kap vlerën e 1.2 milionë dollarëve, ndërsa në këtë vizitë ministri Panariti shoqërohej nga kryebashkiaku Qazim Sejdini.

Share This Video


Download

  
Report form