Kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe Ministri i Mirëqenies Erion Veliaj kanë inauguruar sot në Bilisht një biznes fason. Duke folur në fjalën e tij kryeparlamentari Meta tha se hapja e bizneseve në vend janë nisma që shtojnë vendet e punës dhe që ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.
"Shpreh kënaqësimë time sepse vijmë në një biznes të konsoliduar. Në këtë biznes fason janë 540 gra të punësuara. Inkurajojmë këtë investim për të shtuar vendet e punës. Ky është nje kontribut i jashtëzakonshëm për komunitetin e Devollit. Kjo nismë ka ndikim në zhvillimin ekonomik dhe social te vendit." u shpreh Meta.