A1 Report - Shkodër, 13 % e fëmijëve braktisin shkollën për të punuar

Report TV 2015-08-21

Views 0

SHKODER- Rritet numri i fëmijëve që braktisur shkollën për të punuar, ashtu si edhe ata që ngujohen në banesa për shkak të gjakmarrjes në qarkun e Shkodrës. Shqetësimi është ngritur gjatë konferencës ndërkombëtare të zhvilluar në qytetin e Shkodrës ku temë e saj ka qenë "Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve", ndërsa ka dalë në pah se në organet vendore të qarkut Shkodër mungojnë njësite e mbrojtjes së fëmijëve.

"Nga 33 komuna që janë në qarkun Shkodër vetëm në 10 prej tyre është ngritur njësia e mbrojtjes së fëmijëve dhe njësia për të drejtat e fëmijëve është vetëm në qarkun Shkodër. Le të shpresojmë që kjo konferencë duke sjellë së bashku profesionistë jo vetëm të jetë një mundësi shumë e mirë për të ndërgjegjësuar politikë bërësit, komunitetin, vetë fëmijët për të qenë më të ndjeshëm për të drejtat e tyre", u shpreh koordinatorja e projektit, Marsida Çelaj.


Në përfundim të projektit është publikuar raport-monitorimi për qarkun e Shkodrës ku dëshmohet se 13% e fëmijëve nga mosha 5-15 vjeç punojnë, dhe shumica prej tyre braktisin edhe shkollën.

Përsa i përket fëmijëve të ngujuar monitorimi ka nënvizuar se në qarkun Shkoder në 2010 ka patur 41 fëmijë, ndërkohë që në fund të 2013-ës ky numër është rritur në 61.

Share This Video


Download

  
Report form