Report TV - Bulqizë, fëmijët braktisin shkollën në klasë të 5-të, ikin në Maqedoni

Report TV 2017-07-04

Views 3

BULQIZE-Skamja dhe varfëria ka pllakosur fshatin Okshatinë në Bulqizë. Fëmijët e këtij fshati braktisin shkollën që në klasën e 5-të. Ata detyrohen që të shkojnë në ?kurbet? që në moshën 10 vjeçare. Mundësi për të fituar bukën e gojës është shteti fqinj, Maqedonia, pasi mundësi për të jetuar është e pamundur me ndihmën ekonomike prej 3 mijë lekësh që marrin nga shteti.

Skamje e madhe në fshati Okshatinë, në Bulqizë. Është vetëm 300 metra larg rrugës nacionale Peshkopi-Tiranë, por asnjë pushtetar nuk e kthen kokën për të parë se çfarë ndodh me këtë fshat. Megjithëse në skamje të madhe ata kanë hapur rrugën me forcat e tyre. Fëmijët e këtij fshati kryejnë vetëm shkollimin bazë prej 5 vitesh, më pas familjarët detyrohen t?ia ndërpresin shkollën pasi nuk kanë mundësi për t?i çuar më tej. Vajzat mbahen në shtëpi ndërsa fëmijët 10-12-vjeç i dërgojnë në fshatrat maqedonase për të punuar për bukën e gojës, pasi ndihma ekonomike që marrin nga shteti është e pamjaftueshme.

Share This Video


Download

  
Report form