A1 Report - Shqiptaret braktisin Rinasin per çmime me te lira ne Prishtine

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË - Biletat për avionët nga Rinasi janë rreth 50 deri në 100 përqind më shtrenjt se linjat ajrore nga aeroporti i Prishtinës. Për këtë arsye këtë janar vërehet një numër i madh shtetasish shqiptarë, që kalojnë në pikat kufitare në drejtim të aeroportit të Prishtinës.

Për të shkuar në Verona, nga aeroporti i Prishtinës duhen vetëm 69 euro, për në Bazel 59 euro, për në Zyrih 69 euro, për në Berlin 91 euro, në Mynih dhe Hanover, 79 euro ndërsa në Shtugart 59 euro.

Çmimet janë konkurruese dhe pak nga pak po falimentojnë aeroportin Nënë Tereza në Rinas, pasi çmimet e aplikuara shkojnë nga 50 deri 100 përqind më shtrenjtë.

Sipas Policisë së Shtetit, vetëm për datat 1 dhe 2 janar nga Pika e Kalimit Kufitar të Morinës kanë dalë për në drejtim të Kosovës 1387 shtetas shqiptarë, shumica e të cilëve besohet se kanë pasur për destinacion aeroportin e Prishtinës dhe prej këtej vendet e Bashkimit Europian.

Po kështu ka një rritje të daljes së shtetasve shqiptarë; nga 1223 shqiptarë që kanë dalë në të njëjtën periudhë në Muriqan shumica e të cilëve me destinacion tragetet më luksozë dhe të lirë që nisen nga portet e Malit të Zi.

Share This Video


Download

  
Report form