TIRANE- Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë duke diskutuar mundësinë e mospjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Serbi. Këtë fakt e ka bërë të ditur sot kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, në emisionin "Tête à tête" të gazetarit Artur Nurja, në "A1 Report", duke thënë se krerët e luginës nesër do të marrin vendimin për këtë çështje.
Mustafa foli edhe mbi mbështetjen financiare që dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës akorduan në mbledhjen e fundit të përbashkët mbajtur në Prizren, për komunën e Preshevës.
Kryekomunari i Preshevës kërkoi nga kryeministri Rama, që në vizitën e tij të ardhshme që do të mbajë në Beograd, përveç marrëveshjeve ekonomike, të kërkojë edhe një marrëveshje për arsimin. Sipas Mustafës, kjo marrëveshje duhet të bëjë njohjen e përbashkët të diplomave të studentëve mes Shqipërisë dhe Kosovës.
INTERVISTA E PLOTE
Sfida më e madhe politike tashmë janë zgjedhjet e përgjithshme në Serbi. Cili është qëndrimi i shqiptarëve ndaj këtyre zgjedhjeve?
Akoma nuk ka mbaruar mandati i kësaj qeverie të zgjedhur që funksionoi për dy vite, ndërsa në parlamentin e Serbisë shpallen zgjedhje të reja të parakohshme me qëllime të partive të mëdha serbe. Ka shtyrje midis kryeministrit Daçiç dhe zëvendëskryeministrit Vuçiç, duke u vendosur që më 16 mars të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Kjo gjë shqiptarët gjë i ka gjetur në një situatë mjaft të rëndë ekonomike e politike përballë shumë sfidave që pritej të zgjidheshin brenda mandatit të kësaj qeverie, sidomos tashmë që Serbie mori ftesën për vijimin e bisedimeve për integrimin në BE. Tani për tani shqiptarët e luginës së Preshevës janë duke diskutuar mundësinë e daljes apo mosdaljes në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Në raport me zgjedhjet e Beogradit, ju keni bojkotuar, por ka pasur mekanizma të cilët nuk kanë bojkotuar këto zgjedhje. Cila është fotografia politike sot?
Partitë politikë që lobojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës nga viti 1992 e këtej marrin pjesë drejtpërdrejt në zgjedhjet lokale, pasi në këtë Luginë mbi 98% e popullsisë janë shqiptarë, ndërsa në Medvegjë kemi një numër më të vogël të shqiptarëve për shkak të dyndjeve dhe dëbimeve që i kanë bërë serbët përgjatë periudhës kohore të luftës së Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë. Në vitet 2000-2007 asnjëherë shqiptarët nuk morën pjesë në zgjedhjet parlamentare, asnjë nga subjektet politike. Nga viti 2007 e këtej situata ka ndryshuar, një pjesë kanë marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare. Ka qenë një deputet shqiptar në parlamentin serb, edhe pse nuk kishte mbështetjen e të gjithë shqiptarëve, edhe pse nuk ka mundur të çojë zërin e shqiptarëve në një parlament ku 250 deputetë janë serbë. Deri më tani kemi pasur 4 takime të përbashkëta gjithë lidershipi shqiptar që funksionon në Luginën e Preshevës. Jemi takuar me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, me ministren e Integrimeve Europiane të Kosovës. Të gjitha këto takime janë zhvilluar në frymën e një tolerance të lartë, dhe në këtë ...