A1 Report - Raporti i Pisa-s për arsimin, shqiptarët në fund të listës

Report TV 2015-08-21

Views 5

TIRANË - Nxënësit shqiptarë vazhdojnë të jenë në fund të listës përsa i përket njohurive të tyre në matematikë, gjuhë amtare dhe shkenca natyrore. Pisa ka publikuar raportin e cilësisë së arsimit për vitin 2012.

Nga 65 vende që kanë marrë pjesë në këtë klasifikim cilësor, Shqipëria renditet në vendin e 57, me 394 pikë, për njohuritë e përgjithshme në matematikë dhe në vendin e 62-të për njohuritë e nxënësve tanë në gjuhë amtare dhe shkenca natyrore, duke lënë pas vetëm Katarin, Indonesinë dhe Perunë.

Krahasur me Pisa 2009, shkolla shqiptare ka pësuar një përmirësim me tre shkallë. Më konkretisht ka pasur një rritje të nxënësve, që arrijnë rezultate të larta (5 dhe 6) dhe ulje të atyre me rezultate të dobëta (nivelet 1 dhe 2), por sërish jemi shumë larg një arsimi cilësor.

Rezultatet më të larta në PISA 2012 i kanë merituar shkollat e kontitetit aziatik, më konkretisht: Shangai, Hong Kongu dhe Japonia me 613 pikë. Mesatarja e vlerësimit të vendosur nga OCED është 494 pikë, të cilat i ka merituar shkolla e Britanisë së Madhe. Poshtë këtij niveli ndodhen edhe shkollat e fqinjëve tanë si Greqi, Itali, Serbi, Mali i Zi, por sërish janë shumë më përpara cilësisë së shkollës shqiptare.

PISA konsiston në një provim për nxënësit 15-vjeçarë, që administrohet nga OCDE çdo 3 vjet, ku marrin pjesë mijëra nxënës, të zgjedhur rastësisht, prej secilit nga nga vendet dhe lokalitetet pjesëmarrëse.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS