TIRANE- Partnerët tanë ndërkombëtarë, kryesisht SHBA-të s'janë të kënaqur me punën që po bëhet në strukturat e Shërbimit sekret shqiptar dhe kryesisht në lidhje me luftën ndaj shtrirjes së ndikimit të radikalëve islamikë në Shqipëri.
Duke qënë se janë investuar gjatë gjithë viteve të bashkëpunimit për një luftë të përbashkët kundër "bijve të terrorit" ku janë shënuar suksese të dukshme, që solli largimin njëherë e mirë të bazave të terroristëve islamikë nga Shqipëria, duke qënë se bashkëpunimi ka qënë dhe në kuadër të anëtarësisë së Shqipërisë në NATO, rishfaqja e celulave të redikalëve islamikë në Shqipëri ka shqetësuar rëndë Uashingtonin.
Duke marrë shkas nga lajmet publike se në Shqipëri janë ngritur celula islamike për rekrutimin e muxhahidinëve që të dërgohen në Siri dhe luftuar për një shtet islamik në këtë vend, por dhe duke parë se me ardhjen në krye të SHISH të ish-numrit dy të SHIK të Gazidedes janë rikthyer në krye të kupolës strukturat e vjetra të Gazidedes, pikërisht ata që lanë rrugë të lira për njerëzit e Al Kaedës asokohe, organet e specializuara të SHBA kanë vendosur të vijnë vetë më Shqipëri dhe ta shohin në vend situatën. Kështu për dy ditë me radhë, një delegacion ndëragjencish, përfshi këtu përfaqësues të Departamenteve të Shtetit, Drejtësisë, Sigurisë së Brendshme si dhe Qendrës Kombëtare të SHBA për Kundër-terrorizmin kanë qëndruar në Shqipëri.
Mësohet se përpos të tjerash ka pasur takime me Presidentin Nishani, Kryeministrin Rama dhe zyrtarë të tjerë shqiptarë për të diskutuar bashkëpunimin kundër terrorizmit ka njoftuar vetë ambasada e SHBA në Tiranë, duke mos dhënë informacione për axhendën tjetër të këtij delegacioni. Ndërkohë që Shqipëria është një ndër disa vende të rajonit që po vizitohen nga delegacioni, mes të cilave dhe Kosova dhe Maqedonia. "Vizita zhvillohet në kuadrin e bashkëpunimit dhe konsultimit të ngushtë të vazhduar me Shqipërinë, aleaten tonë në NATO, mbi një gamë sfidash të përbashkëta të sigurisë me të cilat përballen vendet tona", thuhet në një njoftim zyrtar të ambasadës.
Ende nuk është bërë e ditur se çfarë ka diskutuar ky delegacion ekspertësh i SHBA për terrorizmin, me personalitetet më të larta shqiptare, ndërkohë që informacione të rezervuara bëjnë me dije se deri në orët e vona të natës së mbrëmshme s'janë takuar me kreun e SHSH Visho Ajazi Lika, çka tregon se përpos sulmeve nga mazhoranca se nuk ka dhënë asnjë informacion për aktet terroriste, celulat rekruetuese islamike të muxhahidinëve në Shqipëri për rekrutimin dhe dërgimin e tyre për të luftuar në Siri, tashmë dhe ftohja e marrëdhënieve me SHBA tregojnë qartë se kreu aktual i SHISH është vënë në qendër të "ciklonit" që ka si shkak punën e dobët të tij.
FRD E TOPIT PËR EMRIN PASUES TË AJAZIT
Nuk përjashtohet mundësia që nëse kreu aktual i SHISH Visho Ajazi Lika shkarkohet nga detyra, në vend të tij mund të vijë një përfaqësues i FRD të udhëhequr nga Bamir Topi.
Në momentin aktual kur shihet një afrim mes Ramës dhe Topit, mësohet s...