A1 Report - Skandal, kreu i SHISH me çertifikate te skaduar sigurie

Report TV 2015-08-21

Views 2

BRAHO: KREU I SHOH ME CERTIFIKATE SIGURIE TE SKADUAR
"Komisioni i sigurisë zhvilloi sot mbledhjen e tij për të raportuar kreu i SHISH nga i cili u kërkua zbatimi i ligjit dhe respektimi i sekretit shtetëror dhe kërkonte që të gjithë të pranishmit të ishin të pajisur me certifikatë sigurie. Madje u larguan disa deputetë që nuk e kishin por rezultoi se vetë kreu i SHISH nuk kishte certifikatë të vlefshme sigurie. Ai ka pasur certifikatë por i kishte skaduar. Seanca dëgjimore do të bëhet kur të gjithë personat e interesuar ku përfshihen anëtaret e SHISH dhe deputetët të jenë në rregull me ligjin."- tha Braho.

LUTAJ: KAM DYSHIME EDHE PER PAJISJEN E CERTIFIKATES SE PARE
"Problemi është se kreu i SHISH është paraqitur pa çertifikatë. Certifikata në fjalë ka një afat, ndërsa certifikata e personit në fjalë kishte skaduar. Ka një problem, pasi personi që bëjmë fjalë nuk është një qytetar i zakonshëm shqiptar, prandaj ka një vecori në pajisjen e certifikatës së sigurisë. Unë personalisht kam dyshimet e mia se edhe pajisja me certifikatën e parë është bërë pa zbatuar ligjin dhe vendimin e qeverisë për pajisjen e funksionarëve të lartë të shtetit caktuar me certifikatë sigurie. Jemi në pritje, vetë personi mori përsipër pajisjen me një certifikatë të tillë".

I pyetur a do jetë procedurë e gjatë për pajisjen e tij Lutaj tha: "Ne merremi me procedurën ligjore, dhe institucioni përgjegjës për këtë cështje na ka konfirmuar se Visho Ajazi është i papajisur me certifikatë sigurie për të qenë pjesë e komisionit të sigurisë. Kjo qe arsyeja që ndërpremë mbledhjen. Ju thashë ndiqeni sepse ka një vecori. Vendimi i qeverisë dhe ligji për pajisjen e personave me certifikatë për personat me dy shtetësi, dhe unë mendoj meqë Visho Ajazi e ka marrë këtë certifikatë pasi është ngritur në detyrë, sepse është në kundërshtim me ligjin pasi duhet marrë përpara certifikata pastaj ngritja në detyrë, mendoj se do të ketë deficensa edhe në pajisjen me certifikatën e parë."

BALLA: DEPUTETET ME CERTIFIKATE, I MUNGONTE KREUT TE SHISH
"Mbledhjet e komisionit të Sigurisë Kombëtare kur bëhet fjalë për informacion të klasifikuar zhvillohen vetëm në prani të personave të pajisur me certifikatë sigurie për marrje të informacionit të klasifikuar. Në rastin në fjalë të gjithë deputetët e PS dhe LSI ishin të pajisur dhe madje edhe një pjesë e përfaqësuesve të PD ishin të pajisur, por për habi vetë kreu i SHISH nuk ishte i pajisur me certifikatë të vlefshme. Mbledhja u shty për herë tjetër kur kreu i SHISH të paraqitet me certifikatë të vlefshme. Vetë drejtori i përgjithshëm informoi komisionin e sigurisë kombëtare se sot nuk ka një certifikatë të vlefshme."- tha Balla.

Share This Video


Download

  
Report form