A1 Report - Shqiptarja nënë e 3 fëmijëve do të deportohet brenda ditës nga SHBA

Report TV 2015-08-21

Views 5

NJU JORK- Një shqiptare në Michigan, Cile Precetaj, ( Kështu e shkruajnë mediat amerikane, ermri i saj në shqip mund të jetë File) është urdhëruar të deportohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda 24 orësh.

Gruaja, 40 vjeçare mama e 3 fëmijëve është urdhëruar të deportohet pasi kishte humbur gjyqin për të fituar azil.

File Precetaj, një emigrante shqiptare me tre fëmijë të lindur në SHBA ka kohë deri në orën 10:30 me orën lokale për t'u larguar nga vendi.

Ngjarja që ka tërhequr vëmendjen e medias amerikane ka të bëjë jo vetëm me faktin se gruaja është mama e tre fëmijëve por dhe se vendimi i është komunikuar 24 orë para dhe bashkëshorti dhe fëmijët janë tronditur nga ky vendim.

"Në eksperiencën time, kurrë nuk kam parë kështu. Kurrë nuk kam parë që të deportohet një femër e cila ka 3 fëmijë" -- thotë avokati për emigracionin në Nju Jork Andrew Johnson, i cili është në luftë me kohën për të ndaluar këtë deportim. "Askush nuk mund të besojë atë që po ndodh tani"- thotë ai.

"Shpresojmë në një mrekulli"- i tha bashkëshorti Free Press tha të hënën në mbrëmje.

Historia e 40 vjeçares fillon në vitin 2000, kur u largua për në SHBA që t'i shpëtonte të fejuarit të saj të dhunshëm. Gruaja hyri në mënyrë ilegale në SHBA nëpërmjet pikës kufitare në Port Huron në Kanada. Sapo kaloi kufirin File iu dorëzua autoriteteve lokale dhe kërkoi azil. Ajo tregoi se e kishte të pamundur të lëvizte jashtë shtëpisë pasi kishte frikë se mos e rrëmbenin dhe e detyronin të prostituonte.

Gjatë kohës që jetonte në mënyrë ilegale në SHBA, ajo u martua dhe rriti një familje me tre fëmijë. File punoi në restorante të ndryshme në kuzhinë. Por me gjithë apelin e saj për azil, një gjykatës emigracioni refuzoi kërkesën e saj, pasi i quajti jo të besueshme dëshminë e gruas për frikë prostitucioni. Gjithashtu gjykatësi tha se edhe në qoftë se do të ishte e besueshme, ajo nuk kishte të drejtë për azil pasi "gratë e reja dhe tërheqëse nuk janë një grup social për azil".

Share This Video


Download

  
Report form