A1 Report - Greqi, vajza e bionde e gjetur në kampin rom mund të jetë nga SHBA

Report TV 2015-08-21

Views 4

Vajza bionde dhe me sy jeshilë e quajtur Maria mendohet të jetë Lisa Irwin. Maria është vajza që u gjet në një kamp rom, gjatë një operacioni të policisë në Greqi ku po kontrollohej për drogë. Familja e Lisa Irwin, e humbur 11 muajsh në Kansas të Amerikës në tetor të vitit 2011-të, kanë shpresë se vajza në foto mund të jetë vajza e tyre.

Edhe pse fillimisht u mendua se mamaja e 'ëngjëllit biond', siç është quajtur nga mediat ndërkombëtare, mund të ishte bullgare.

Edhe çifti rom 39-vjeçari Hristos Salis dhe 40-vjeçarja Eleftheria Dimopoulou, kishin deklaruar se vajza u ishte dhënë në kujdesje nga mamaja e saj në vitin 2009-të. Përsa i përket pistës së re, për familjen nga Kansas-i, policia beson se vajza e ashtuquajtur Maria, mund të jetë rreth 5 ose 6 vjeç, kështu që nuk përputhet me moshën e vajzës amerikane.

Share This Video


Download

  
Report form