Kush e ka parë në skenë, dhe ka ndjerë nga afër kumbimin e zërit të saj teksa përkund këngën shqipe, e ka të lehtë ta kuptojë se çdo të thotë që një artist t?i japë shpirt krijimtarisë... Këmbëzbathur, shpesh me sytë mbyllur, Elina Duni bën të turpërohet fama artificiale e artistëve komercialë. Magjinë skenës, siç rrëfen për kamerën e ?ReporTV? ia shton përkushtimi i saj ndaj folkut shqiptar, ku duket se ka gjetur frymëzimin, më të mirën e vokalit të saj.
?Publiku i huaj e do shumë melosin shqiptar, muzikën shqiptare. Unë i përkthej këngët, tregoj për çfarë flasin. Në Kosovë dhe në Shqipëri ndikimi i tyre është shumë i madh, sepse njerëzit kanë pasur mundësi që ta ndjejnë jazz-in jo vetëm përmes melodive dhe këngëve që njohin, por u është hapur një derë, që t?i dëgjojnë edhe në një dimension tjetër. Ndërsa, tek publiku i huaj është ekzotizmi i këngëve shqiptare që prek, që pastaj gërshetohet me jazz-in. Janë dy qasje të ndryshme, që janë shumë interesante?, rrëfen këngëtarja Elina Duni.
Nuk mund t?i largohet artit misionar, atij të vërtetit që nuk mund të veprojë i shkëputur nga realiteti, ndaj shpesh e shikojmë në ballë të kauzave me rëndësi sociale dhe humanitare.