A1 Report - Oketa trajnohet nga siguria ne NATO, per te drejtuar SHISH

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Largimi i Visho Ajazit nga drejtimi i SHISH, e paralajmëruar jo vetëm nga mazhoranca por dhe nga kreu i grupit parlamentar të PD Edi Paloka që e paraqiti si shqetësim, gjithë vëmendja është përqëndruar tek njeriu që do pasojë atë në krye të shërbimit sekret shqiptar. Vetëm pak kohë sapo numri dy i FRD, njëherësh ish-zv.kryeministër e Ministër Mbrojtjeje në periudhën e vështirë për Shqipërinë pas shpërthimit të Gërdecit dhe rrezikimit të anëtarësimit në NATO, një ndër më të besuarit e SHBA e Brukselit, Gazmend Oketa u lakua si njeriu adapt për të marrë drejtimin e kreut të SHISH në Shqipëri, lajm që nuk u kundërshtua nga Oketa apo mazhoranca, menjëherë vjen ftesa nga NATO për trajnim të tij në strukturat e sigurisë në një nga vendet më të fuqishme anëtare të Aleancës.Burimet bëjnë me dije se Oketa ka mbi dy javë që është jashtë vendit, në kuadër të një trajnimi intensiv për Sigurinë dhe për të qënë i përgatitur që të marrë në dorë drejtimin e shërbimit sekret shqiptar, si njeri i besueshëm nga Brukseli. Mësohet se trajnimi do të vijojë me ndërprerje në disa qendra të mëdha si në Uashington, Bruksel e Bon në mënyrë që Oketa të jetë një drejtues i besueshëm i SHISH jo vetëm për përmbushur detyrat kushtetuese në Shqipëri, por dhe në kuadër të NATO-s ku Shqipëria është vend anëtar me të drejta të plota që nga viti 2009.Jo pa qëllim Oketa dhe kur ishte anëtar i komisionit parlamentar të Sigurisë në legjislaturën e kaluar, pavarësisht se deputet i mazhorancës së atëhershme të drejtuar nga Berisha, bashkë dhe me kreun e këtij komisioni deputet i PD Leonard Demi, u shprehën kundër ligjit të ri për SHISH që e vinte atë nën varësinë e kryeministrit plotësisht. Pikërisht, Demi u emërua nga qeveria shqiptare ambasador në NATO ndërsa Oketa po trajnohet në NATO për të marrë drejtimin e SHISH.

Share This Video


Download

  
Report form