A1 Report - Ndoka në "A1 Report": Në partinë time Demokrisiatne, shumica mysliman

Report TV 2015-08-21

Views 0

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka u shpreh se shumica e përfaqësueseve të partisë së tij janë mysliman. I ftuar në emisionin "Tete a Tetë" të Artur Nura në A1 Report, Ndoka tha se ka 4 përfaqësues myslimanë, dy në Vlorë ku shumica janë Muslimanë si territor dhe ata vetë dhe dy në Shkodër, qytet ku dominon feja krishtere. "Në partinë time ka një shumicë myslimanësh. Ata janë në poste përfaqësuese. Ne jemi të përfaqësuar nga mysliman në Vlorë dhe në Shkodër", tha Ndoka në "A1Report", ndërsa shtoi se partia e e tij nuk është fetare, por ka një filozofi politike që ka disa baza tek feja, si familja etj. Refuzimin e statusit të kandidatit të Shqipërisë në BE në dhjetor të vitit të kaluar, Ndoka vlerësoi se shkaqet janë politika jo produktive dhe ekstremizmi. "Unë gjykoj që nota jo kaluese në BE, është më tepër nga klima e tensionuar që ndodhi që në hapat e parë të qeverisë së re. Arsyet e kësaj note janë tek politika jo produktive shqiptare, kjo ishte përcaktuese." "Një prej arsyeve të mosmarrjes së statusit të kandidatit në dhjetor, është edhe ekstremizmi. Ekstremistët janë ata që ndërtojnë konflikte, dhe është politika që e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë në rajon dhe BE. Ne sulmohemi si vend islamik në mënyrë jo të drejtë nga Serbia", tha Ndoka.

Share This Video


Download

  
Report form