A1 Report - Komuniteti Mysliman nuk "gjen paqe", dorehiqen 4 drejtues te larte

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE - Komunitetin Musliman nuk po gjen qetësi. Vetëm dy ditë më parë katër anëtarë të kryesisë, dy prej të cilëve nënkryetarë, kanë dhënë dorëheqjen në të njëjtën kohë, për arsye ende të paditura duke habitur të gjithë.

Lajmi është bërë i ditur nga forumi mysliman shqiptarë, të cilët e kanë publikuar në faqen e tyre online E-zani.com.

Nënkryetari Gazmend Aga, Drejtori i Marrëdhënieve me publikun Agron Hoxha, Drejtori i Arsimit Altin Shima dhe një nga katër nënkryetarët e rinj të zgjedhur para 5 muajsh, emri i të cilit nuk u bë kurrë publik, u tërhoqën njëherësh nga detyrat që mbanin në Komunitetit Mysliman.

Duket se kjo nuk ka qenë një tërheqje e paqtë por e detyruar nga rrethanat e reja të krijuara, dhe kjo duket edhe nga statuset në "Facebook" që kanë hedhur ish-drejtuesit e lartë të Komunitetit Mysliman.

"Është e rëndësishme që të ikësh para se të shtypesh mes katër mureve, pa marrë asgjë me vete, i shpronësuar nga gjithçka materiale. Duart në xhepa, fishkëllima në buzë, sytë që shkëlqejnë nga dashuria që pret pas ikjes... Ikja është e rëndësishme, e detyrueshme, një nevojë të cilën nganjëherë nuk e vëmë re. Kur ekziston ikja, padyshim që ka edhe një vend se ku të ikësh." - shkruan Agron Hoxha, cili ka mbajtur postin e drejtorit të marrëdhënieve me publikun në KMSH. "Miq, prej sot nuk jam me punonjes i KMSH-së. Ishte nder dhe kenaqesi te perpiqesha per ti sherbyer fese per 3 vite e gjysem ne KMSH. Jam njohur me shume kolege, myfti, imame e besimtare te shumte te cilet perpiqen realisht per te bere dicka per fene e njerezimin e lutjet e mia gjithmone do te jene per ta. Allahu i ndihmofte e i ndriste rrugen e sherbimit dhe davetit, - shkruan ish-nënkryetari Gazmend Aga, i zëvendësuar nga Ali Zaimi, që mbante postin e kancelarit në KMSH. Vetëm pak muaj më parë në krye të Komunitetit Mysliman erdhi Skwnder Bruçaj i cili zëvendësoi Selim Muçën, pasi i mbaroi mandati.

Share This Video


Download

  
Report form