A1 Report - Aleanca, në janar pritet pakti i PS-së me partinë e Idrizit

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpëtim Idrizi pritet që në fillim të vitit të ardhshëm të jetë në koalicion bashkëqeverisës me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Burime brenda selisë rozë, por dhe të PDIU kanë konfirmuar atë që flitet prej kohësh, për materializimin e koalicionit qeverisës mes PS dhe PDIU, duke e shtrirë nga nivelet e larta të qeverisjes deri në bazë. Mësohet se piketa që ka mbajtur në këmbë komisionin deri më tani, pa një marrëveshje mes palëve, ka qënë qëndrimi në detyrë i drejtoreshës së Insitutit të Sigurimeve Shoqërore Vjollca Braho.

E cila, pavarësisht se e majta ka ardhur në pushtet që pas 23 qershorit, dhe në shtator ajo ka marrë në dorë qeverisjen e vendit, është e vetmja drejtoreshë e përgjithshme që nuk ka lëvizur nga posti. Ndonëse i përket mazhorancës së kaluar, Braho nuk ka lëvizur nga posti dhe bashkë me të dhe personeli që është përfaqësues i PDIU, e cila aktualisht është në koalicionin opozitar dhe ka pesë deputetë të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Ndërkohë mësohet se është diskutuar në parim në lidhje me një post zv.ministri, i cili mund të jetë dhe ai i Zhvillimit Ekonomik, si dhe drejtorë në Ministrinë e jashtme dhe në Ministrinë e Mirëqenies.

Share This Video


Download

  
Report form