Londer - Numri i fëmijëve që mendohet se janë trafikuar për shfrytëzim seksual në Britaninë e Madhe, është dyfish, krahasuar me atë të vitit të kaluar, ku Shqipëria renditet e treta si vend furnizues. Kjo theksohet nga për BBC nga Agjencia Kombëtare e Krimit, e cila bën me dije se numri i fëmijëve të huaj, të identifikuar si viktima të mundshme të trafikimit për shfrytëzim seksual në Mbretërinë e Bashkuar u rrit ndjeshëm. Kombësia më e zakonshme apo vendi i origjinës për fëmijët e trafikuar jo vetëm për abuzim seksual janë Vietnami, ndjekur nga vetë Britania e Madhe dhe më pas Shqipëria. Sipas NCA, një total prej 1.746 njerëzish nga 112 vende të ndryshme u evidentuan si viktima të mundshme të trafikimit në vitin 2013, duke shënuar një rritje me 47%, krahasuar me vitin 2012. Ata janë trafikuar për arsye të ndryshme , duke përfshirë shfrytëzimin seksual dhe punën e detyrueshme. Sipas BBC, 1.122 nga të trafikuarat ishin femra, ndërsa 450 të tjerë ishin fëmijë. Ndërkaq, u vu re se termi shqiptar ishte kombësia më e zakonshme ose vendi i origjinës për të gjitha referimet e trafikimeve, e ndjekur nga Nigeria dhe VietnamiLiam Vernon, kreu i Agjencisë Kombëtare të Krimit tha se "Ne e dimë se ky është një krim që prek njerëzit më në nevojë në shoqëri dhe disa viktima do të mbeten të pazbuluara".