Debat në USHT për Ligjet për Administratë

alsatmtv 2015-08-21

Views 4

Pr/ligjet e Administratës që favorizojnë punësimet e studentëve që dalin nga universitete të ranguara sipas Listës së Shangait janë diskriminuese për shqiptarët. Kështu komentuan sot panelistët e një debati të organizuar nga Fakulteti Juridik i USHT-së.

"Kjo është një dispozitë diskriminuese dhe ne kërkojmë nga qeveria, si propozuese e autorizuar për propozimet e ligjeve, të tërheq këtë dispozitë; të ndërhyjë pasi ligji është në fazën e procedurës së miratimit të tij në parlament. Politika të ndërhyjë me amendamente konkrete ta ndryshojë dhe ta heq këtë kriter të ri sepse është diskriminues në baza etnike dhe shkel rëndë kushtetutën e Maqedonisë", deklaroi Mersim Maksuti, dekan i fakultetit juridik të USHT-së.

"Çdo person garon me aftësitë individuale që ka. Rangimi i universiteteve nuk është aspak relevant për punësim, qoftë në institucione privat apo publike e sidomos në institucionet shtetërore, dhe kjo paraqet një formë të diskriminimit "par excelance", tha Bekim Kadriu, Analist.

Profesori i Sociologjisë Ferat Polisi, pr/ligjet në fjalë i ka cilësuar më shumë si tendencë politike se sa, si rregullim ligjor i sistemit arsimor.

"Ligji në fjalë nuk është marrë aspak me realitetin objektiv këtu në Maqedoni. Ligji nuk është marrë në bazë të mendimit analitik dhe normativ por thjesht ligji praktikisht është politik. Jam i sigurt se nëse universiteti "Kirili e Metodij" do kishte qenë nën nivelin e duhur në listën e Shangait, ai ligj as që do trajtohej në Parlamentin e Maqedonisë; pra ligji është thjeshtë politik", u shpreh Ferat Polisi, profesor i sociologjisë.

Ligjet në fjalë u propozuan nga Ministria për Shoqëri Informatike. Të hënën e ardhshme, propozim/ligjet rikthehen për debat para deputetëve, në fazën e dytë. Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form