http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me mbylljen e procesit te numërimit te votave, deputetet i janë kthyer jetës parlamentare edhe pse debati qe dominoi punën e komisioneve, ishin serish zgjedhjet. Ne Komisionin e Ligjeve nënkryetari demokrat Oerd Bylykbashi, shfrytëzoi diskutimet per kodin e punes per te ngritur shqetësimin e presionit politik mbi administratën publike. Por duke qene se deputeti Bylykbashi dhe Ministri për Mirëqenien Sociale Blendi Klosi, punuan te dy ne Durrës, ku kandidati i se majtës fitoi thelle zgjedhjet, debati per kodin u shndërrua ne debat për rezultatin.Oerd Bylykbashi: Mendoni se mund te përfshijmë dispozita qe do ta mbrojnë edhe me shume statusin e atyre punonjësve te administratës publike, te cilët janë te rregulluar me kodin e punës dhe jo me ligjin e shërbimit civil, ne mënyre qe per shkak se shërbejnë si komisionere apo sepse preferojnë nje zgjedhje te caktuar, apo se nuk duan te marrin pjese ne aktivitete te caktuara, te mos humbasin vendin e punës. Ky është nje problem shume i madh, ajo qe eshte pare besoj une ne raportin paraprak, është shume pak, do te dale shume me tepër ne raportin përfundimtar.Blendi Klosi: Raporti i OSBE - ODIHR ka nje moment qe natyrisht do ta diskutojmë, por pjesen me te madhe e ka tek rezultati i zgjedhjeve dhe ai rezultat ishte dukshëm ne favor te forcës sone politike. Pra qytetaret shqiptare vlerësuan me vote reformat qeverisëse e vlerësuan me votën edhe raportin me punësimin dhe punën; dhe Durrësi ishte nje nga momentet me te spikatura te këtij vlerësimi.Argumenti me i forte i opozitës per standardet e cenuara te zgjedhjeve, mbetet raporti paraprak i ODIHR, i cili konstatoi probleme ne procesin e 21 qershorit.