Studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës, e vlerësojnë si diskriminues propozim/ligjin për administratë meqë sipas tyre ai favorizon studentët që dalin nga universitetet e notuara sipas listës së Shangait. Ata kërkojnë ligji të mos përmbajë këtë kriter gjatë shpalljes së konkurseve për punësim.
"Ne si student që diplomojmë dhe nesër kërkojmë një punë jemi të diskriminuar nga shteti, apo punëdhënësi në bazë të ligjeve që propozohen".
"Ndjehemi të diskriminuar sepse edhe ne jemi student të universiteteve shtetërore dhe duam të kemi të drejta të barabarta".
"Do kisha dashur që të mos anashkalohemi nga studentët tjerë dhe të jemi të barabartë gjatë konkurseve kur vjen në shprehje punësimi".
Kryetari i Parlamentit Studentor Shaban Arsllani, ka paralajmëruar masa nëse partitë shqiptare si në pozitë por edhe në opozitë nuk ndërmarrin masa për ndryshimin e neneve kontestuese të këtij propozim ligji.
"Kërkesa jonë decide është që me çdo kusht të tërhiqet neni 39, saktësisht paragrafi numër gjashtë ku theksohet se punësimi i administratorëve të rinj në të ardhmen do të bëhet konform rangimit në bazë të listës së Schangajit", deklaroi Shaban Arsllani, kryetar i PS USHT.
Ndryshe, Universiteti Shtetëror i Tetovës sipas listës së Shangait ndodhet në vendin e fundit sa i përket cilësisë së universiteteve shtetërore në vend. Në katër vendet e para ndodhen Universitetit të Shkupit, Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, Universitetit të Shtipit, i Manastirit dhe Universitetit për shkencë dhe teknologji informatike në Ohër. Bashkim Sulejmani