Artistet kundershtojne ligjin per kulturen dhe zhvendosjen e TK

RTV KLAN 2018-05-11

Views 2

Aktorë e regjisorë të karrierës, të mbështetur edhe nga të rinjtë e skenës së teatrit, kinemasë, studentë dhe profesorë të Universitetit të Arteve i kërkojnë Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, një takim për t'u përballur me dy çështje që ata i shqetësojnë.

Kërkesa u firmos nga mbi 70 artistë në sallën ?Black Box? të Universitetit të Arteve që u pri nga një diskutim mbi një orë. Mbi këtë çështje për herë të parë u shpreh publikisht edhe aktori i madh i skenës së teatrit dhe kinemasë Robert Ndrenika.

Protestat dhe deri në pezullimin e shfaqjeve janë dy nga propozimet e hedhura nga aktorët dhe regjisorët në mos zgjidhje të kërkesave të tyre. Një tjetër angazhim i Sindikatës së Artistëve të Skenë dhe Teatrit dhe atyre që nuk i përkasin asaj është krijimi i një nisme ligjore ku artistë të jenë pjesë në të ardhmen e çdo vendimmarrje për skenën e teatrit dhe kinemasë.

Share This Video


Download

  
Report form