A1 Report - NSA perdor teknologji sekrete per te pergjuar kompjuterat

Report TV 2015-08-21

Views 0

Agjensia e Sigurisë Kombëtare ka përdorur teknologji sekrete për të përgjuar kompjuterat, të cilët nuk ishin të lidhur me internetin. Sipas citimeve të marra nga dokumentat e dhëna nga Edward Snowden, 100 mijë makineri u pajisën me disa pajisje të vogla të cilat transmetonin valë radiosh.

Zbulimi i fundit nxorri detaje se si NSA arrinte të mbidhte të dhëna duke futur karta memorie USB në kompjutera dhe duke përdorur valët e radios për të transmetuar të dhënat, pa nevojën që kompjuteri apo pajisja të ishte e lidhur me internetin.

New York Times raporton se në qendër të përgjimeve ishin ushtria ruse dhe ajo kineze, por dhe kartelet e drogës.

Ditën e premte pritet që presidenti i SHBA, Barack Obama të flasë lidhur me aktivitetin e NSA-së. Sipas informatave, plani i Obamas është të vejë kufizime në përgjimin e telefonatave si dhe emërimi i një personi i cili do të përfaqësojë pikëpamjet e popullit në takimet e Agjensisë së Sigurisë Kombëtare.

Share This Video


Download

  
Report form