Vijojnë akuzat e PD për ministrin Tahiri, pas Balilit ai akuzohet se po përdor pajisjen e përgjimit në mënyrë të jashtligshme për të përgjuar telefon?atat e rivalëve të bandave të tij. Tahiri përgjon rivalët politikë të Edi Ramës, opozitën, gazetarë dhe ambasadorë të rëndësishëm.
"Saimir Tahiri i ka shtuar karteles së tij kriminale dhe një akt tjetër shumë të rëndë që është përgjimi i paligjshëm. Prej ditësh, është konstatuar se Tahiri mban një pajisje përgjimi të paligjshme, sepse ky veprim kryhet vetem nga Prokuroria dhe me autorizimin e saj."
Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Flamur Noka tha se skandali thellohet pasi minsitri refuzon të dorëzojë pajisjen edhe pas kërkesës së organit të akuzës.
"?Tahiri e thellon këtë skandal paligjshmërie pasi refuzon të dorëzojë pajisjen edhe pas kërkesës së organit të akuzës.Hipotezat jane të shumta. Tahiri përgjon e regjistron telefon?atat e rivalëve të bandave të tij. Tahiri përgjon rivalët politikë të Edi Ramës, opozitën, gazetarë dhe ambasadorë të rëndësishëm.Pajisja e Përgjimit është krimi i fundit dhe më flagranti që lidh bashkë Ramën dhe Tahirin dhe kështu të zhytur të dy në llumin e krimit mbajnë njëri-tjetrin.
"-tha Noka