Report TV - Tahiri: Policia s’ka kapacitete për të përgjuar, pajisja e italianëve

Report TV 2016-05-18

Views 0

Pas drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u shpreh se Policia nuk ka pajisje përgjimi.

Gjatë raportimit në komisionin parlamentar të Sigurisë, Tahiri tha se Policia bën përpjekje maksimale për të reformuar sigurinë, por nuk disponon pajisje përgjimi.

?Policia e Shtetit nuk ka patur dhe as nuk mund të ketë asnjë pajisje përgjimi të telefonatave, mesazheve apo datave. Policia e Shtetit nuk ka shkelur ligjin në ccështjen që kërkoni dhe për këtë mbaj përgjegjësi unë. Policia e Shtetit bën detyrën e saj në përpjekjen maksimale për të reformuar sektorin e sigurisë dhe mbi të gjitha për t?i dhënë qytetarëve një standard të ri shërbimi e sigurie. Kemi reformuar Akademinë e Sigurisë, pasi kishte 10 vjet që nuk ekzistonte?, u shpreh Tahiri.

Tahiri sqaroi se pajisja për të cilën bëhet zhurma, është pronë dhe në përdorim nga italianët. Sipas tij, pajisja përdoret për qëllime trajnuese. Ai theksoi se çdo aludim tjetër është thashethemnajë mediatike.

?S'kam thënë që Policia disponon pajisje përgjimi. Kam thënë se pajisja është e partnerëve italianë, në pronësi dhe përdorim të tyre e përdoret për qëllime trajnimi. Është përdorur për trajnim. Policia e Shtetit ka një program trajnimesh për t?i bërë punonjësit e policisë të përgatitur. Trajnimet fillojnë nga mënyra e sjelljes, komunikimi, përdorimi i mjeteve personale, nga përdorimi i teknikës hetimore. Të gjitha këto janë çështje të cilat në Ministrinë e Brendshme janë prioritet dhe nuk mendojmë se krimi luftohet me injorantë, por me punonjës policie të ditur dhe profesionistë. Policia e Shtetit përdor çdo pajisje të ligjshme. Dhe mund të vini edhe vetë t?i shikoni për të motivuar punën e Policisë?, tha Tahiri.

Share This Video


Download

  
Report form