Tiranë, bien nga skela e pallatit humbin jetën dy punëtorë

Report TV 2015-08-21

Views 3

Me një ashensor të improvizuar si skelë mbajtëse, prej një jave, 4 punëtorë kishin nisur rikostruksionin e katit të 7-të të një pallati në rrugën "Dora D'Istria" në Tiranë.

Por, fatkeqësisht sot, 2 prej tyre u përfshinë në një aksident në punë, si pasojë e të cilit njëri prej tyre, 50 vjeç, gjeti vdekjen ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa tjetri Mehmet Smaka, 45 vjeç, ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Ndërsa mësohet se ka shpëtuar për mrekulli një tjetër punëtor, 18-vjeçar, i cili fatmirësisht arriti të mbahej tek dritarja në momentin e rënies së skelës së improvizuar.

Kafazi për shkak të të cilit ndodhi aksidenti, është pikërisht skela ku punohej çdo ditë nga punëtorët prej një jave, ndërsa rënia nga 25 metra lartësi sot, ka rezultuar vdekjeprurëse për dy punonjësit.

Uniformat blu shoqëruan dy prej personave të cilët punonin me dy të aksidentuarit, ndërsa mungesa e mjeteve të identifikimit ka bërë të vështirë për policinë të zbardhë identitetin e viktimës që humbi jetën menjëherë pas rënies.

Share This Video


Download

  
Report form